Zhaklin: Gjesti do të jetë i paharrueshëm, në ndryshim nga fituesit e tjerë ka ... - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Zhaklin: Gjesti do të jetë i paharrueshëm, në ndryshim nga fituesit e tjerë ka …

    Insajderi
    16 April 2025 - 10:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania, Zhaklin Lekatari, ka qenë e ftuar së fundmi në ‘Fan Club’ për të diskutuar rreth formatit të famshëm.

    Ajo ka folur për finalistët e këtij edicioni, të cilët janë: Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako.

    E pyetur për Gjestin, ajo tha se do ta përshkruante me një fjalë si ‘të paharrueshëm’.

    “I paharrueshëm, mendoj se do të kalojnë vitet, do të zhvillohen Big Brother-at e tjerë dhe dinamikat që ai ka sjell në lojën e Big Brotherit të këtij sezoni, mendoj se do ta bëjnë të paharrueshëm”, u shpreh ajo.

    Lekatari tutje tha: “Në ndryshim nga fituesit e tjerë ka një moshë shumë të re, nuk është aq i shkolluar, ka limitet e veta, ka krijuar, ka shkaktuar debate ka ngacmuar me pothuajse të gjithë. Ka nxjerr jashtë shtëpisë 3,4 veta me zarf të zi”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark