×
  • Lajme
  • Lajme

    Zharku del kundër Lekajt në gjykatë: Ai s’ka pasur të drejtë, 53 milionë eurot s’është dashur t’i paguhen kompanisë

    Insajderi
    02 October 2023 - 12:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, tha se 53 milionë euro nuk është dashur që t’i ndahen “Bechtel&Enkas”.  Zharku të hënën ka dëshmuar në rastin e njohur si 53-milionshi ku akuzohen ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj dhe tre zyrtarët e tjerë të kësaj ministrie, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri.

    Ata dyshohet se janë përfshirë në afera korruptive kur ishte vendosur për ndarjen e mjeteve në emër të vazhdimit të punimeve në Autostradën “Arbën Xhaferi” që lidh kryeqytetin me Hanin e Elezit duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëmin në vlerë prej 53 milion euro.

    Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani e pyeti Zharkun se a ka pasur të drejtë ish-ministri Lekaj, të nënshkruaj marrëveshjen për ndarjen e 53 milionë eurove, ai tha se, me këtë rast ministri nuk ka pasur të drejtë, raporton Ekonomia Online

    “Shuma prej 53 milionë eurove nuk është dashur që të ndahet. Jo nuk ka pasur të drejtë, sepse menaxheri i kontratës ka për detyrë për me vendos për kontrata. Nuk ka asnjë faturë asnjë shkresë që ne nuk e kemi paguar. Nuk mundet dikush me u thirr që nuk e kemi paguar këtë borxh. Nuk besoj që çështja ka mundur të shkojë në Arbitrazh”, tha ai.

    I pyetur se a ka qenë e nevojshme që të bëhet pagesa prej 53 milion eurove, ai tha se kjo është çështje ligjore, prandaj nuk kanë pasur të drejtë të procedohet pa aprovimin e kompanisë.

    Ai nënshkrimin e kësaj kontrate e ka quajtur si keqmenagjim, nga ana e ish-ministrit Lekaj, pasi sipas Zharkut, kjo ka qenë në kundërshtim me kontratën dhe rekomandimet e dhënë nga menaxheri i kontratës.

    “Jo, kjo ka qenë si keqmenaxhim duke i’u referuar nënshkrimit në shumë që ka qenë në kundërshtim me kontratën dhe të rekomandimit të dhënë nga kompania mbikëqyrës Hill Intrenatcional”, tha ai.

    Ai tha se askush nuk ka të drejtë asnjë ministër, as Qeveria të përfshihet në një marrëveshje pa menaxherin e kontratës për lidhjen e marrëveshjes, raporton EO.

    “Nuk ka të drejtë ligjore me anashkaluar menaxherin e kontratës”, tha ai.

    Për shkak të mosrespektimit të kontratës, kompania turko-amerikane “Bechtel&Enka” kishte detyruar Qeverinë e Kosovës të paguaj 53.1 milionë euro.

    Arsyet ishin për zvarritje të punimeve, si dhe për vonesa në pagesa të mjeteve në të kundërtën kushtëzuan se i ndërpresin punimet në Autostradën “Arbën Xhaferi” për ta dërguar lëndën në Arbitrazhin ndërkombëtar. Menjëherë pas këtij paralajmërimi, Qeveria Haradinaj mori vendim që ta shlyejë këtë borxh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark