Shefi i zyrës së BE-së, Samuel Zhbogar, ka deklaruar se për zbatimin e kësaj strategjie kërkohet bashkëpunim i fuqishëm mes kryeministrisë dhe dikastereve tjera përgjegjëse.
“Kosova ka nevojë për zhvillim më të madh ekomomik dhe të inkurajoj bizneset e huaja që të investojnë”, ka deklaruar Zhbogar.
Ndërkaq kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se kjo strategji tregon qartësisht parimet e Qeverisë për zhvillimin ekonomik.
“Kjo strategji është aprovuar me 22 janar të këtij viti në mbledhje të Qeverisë. Për herë të parë Kosova ka një strategji kombëtare për zhvillim dhe përmes kësaj strategjie janë bërë të qarta parimet e Qeverisë. Konsideroj që kjo strategji shënon një hap përpara. Bashkëpunimi dhe angazhimi jonë për implementimin e saj është i domosdoshëm”, ka shtuar Mustafa.
Edhe Qemajl Marmullaku , drejtor i Zyrës për Planifikim Strategjik që operon në kuadër të ZKM-së, ka deklaruar se kjo strategji është udhërrëfyes konsensual për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Kjo strategji kërkon konsensus të gjerë politik. Prioritetet e strategjisë janë: Kapitali njerëzor, sundimi ligjit, kohezioni social dhe infrastruktura”, ka deklaruar Marmullaku.