Insajderi
Lajme

Zhbogar organizoi drekë lamtumirëse për Jahjagën

Insajderi
16 March 2016 - 14:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Samuel Zhbogar, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së dhe Shefat e Misioneve të BE-së në Kosovë ishin sot nikoqirë të një drekë lamtumirëse për Atifete Jahjaga, Presidenten në largim të Kosovës, për ta falënderuar atë për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm gjatë pesë viteve të kaluara.

“Diplomatët e BE-së lavdëruan veçanërisht rolin e Presidentes Jahjaga në përpjekjen për të pajtuar ndarjet politike në Kosovë, për të qëndruar mbi politikën partiake dhe për të punuar në interes të popullit të Kosovës në mënyrë unifikuese, duke demonstruar lidership”, thuhet në një komunikatë të Zyres së BE-së në Kosovë.

Gjatë pesë viteve të kaluara, Presidentja Jahjaga punoi për ta bërë Kosovën një vend më të mirë për popullin e saj. Ajo mbështeti përpjekjet për luftimin e korrupsionit dhe ngritjen e vetëdijes për dëmin që i shkaktohet zhvillimit të shoqërisë kosovare nga kjo, thuhet në komunikatë.

“Presidentja ka qenë një avokate e fuqishme e rritjes së rolit të gruas në Kosovë dhe ka qenë veçanërisht mbështetëse e femrave viktima të dhunës seksuale. Ajo po ashtu punoi me zell në integrimin e të gjitha komuniteteve në jetën publike”.

Presidentja në largim, Atifete Jahjaga, pritet që t’i dorëzojë detyrën Hashim Thacit më 7 prill./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark