"Zhduket" 7-vjeçarja që postonte në Twitter jetën në Alepo - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Zhduket” 7-vjeçarja që postonte në Twitter jetën në Alepo

    Insajderi
    05 December 2016 - 20:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vajzë shtatë vjeçe, e cila ka tërhequr vëmendjen e botës me postimet e saj në Twitter nga qyteti Alepo i Sirisë, është zhdukur tani nga rrjeti social.

    Duke postuar në anglisht, me ndihmën e nënës së saj, Bana Alabed ka paraqitur një fotografi të jetës në qytetin e rrethuar.

    Por, llogaria e saj është fshirë të dielën, pasi trupat qeveritare kanë hyrë në lindje të Alepos.

    Postimi i fundit nga nëna e saj ka qenë: “Jemi të sigurt se ushtria do të na pushtojë tani. E dashura botë, do ta shohim njëri-tjetrin një ditë tjetër. Lamtumirë”.

    Alepo, qyteti i dytë i Sirisë, ka qenë e ndarë në dy pjesë gjatë luftës civile.

    Bana ka jetuar në pjesën lindore, të kontrolluar nga rebelët, e cila është bombarduar pa ndërprerë nga ushtria.

    Gjatë natës së shkuar, ushtria ka avancuar tutje brenda zonës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark