Është zhdukur një e mitur në Mitrovicë përgjatë ditës së diel.
Për rastin në fjalë janë njoftuar Policia e Kosovës nga babai i së miturës.
Sipas PK-së, rasti është nën hetime, shkruan Gazeta Insajderi.
“Rr. Ahmet Selaci, Mitrovicë 07.09.2023 – 23:30. Me datë 10.09.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalur nga shtëpia, deri më tani nuk është kthyer ende dhe nuk di për vendndodhjen e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.org/