
Zhdukja e biznesmenit nga Gjilani Musa Hamitin vazhdon të jetë mister. Ai është zhdukur me 10 janar të këtij viti. Gazeta Insajderi ka raportuar ditë më parë se lidhur me këtë rast në paraburgim si të dyshuara kanë përfunduar Silvana Dulellarin e lindur në vitin 1984 dhe Marinela Markoviç e lindur në vitin 1989. Të dyja shtetase të Shqipërisë.
Dy të dyshuarat po mbahen në Qendrën Korrektese në Lipjan. Por jo afër njëra-tjetrës. Menaxhmenti i burgut ka bërë të ditur për Insajderin se dy të burgosurat nuk do të kenë kontakt fizik me njëra tjetrën. Kjo ndalesë është bërë për shkak të hetimeve për rastin. Të dyshuarat po akuzohen për veprën penale “Rrëmbim”.
“Të burgosurat, S. D dhe M. M në Qendrën Korrektese për Femra Lipjan janë pranuar me date 21 janar 2024 për Veprën Penale Rrëmbim. Duke qenë se të dyja të dënuarat janë në një vepër penale, si bashkëkryerëse, ne i kemi ndërmarrë të gjitha masat që këto dy të burgosura mos të kenë kontakte fizike gjatë rutinave ditore, dhe në këtë drejtim edhe shëtitjet i kanë në intervale të ndryshme kohore”, thuhet në përgjigjen e SHKK për Insajderin.
Biznesmeni nga Gjilani, Musah Hamiti është deklaruar i zhdukur nga familjarët e tij më 10 janar këtij viti. Hetimi për zhdukjen e tij ka nisur pasi që ai u raportua se me vete kishte edhe 80 mijë franga.
Në procesverbalin e marrjes në pyetje të siguruar nga Insajderi, Marilena Markoviç kishte deklaruar se ka kohë që e njeh Musa Hamitin. Markoviç me prejardhje nga Shkodra, ka thënë se tash e katër vite ka ardhur të jetojë në Kosovë teksa pretendon se e ka sjellur Musa Hamiti.
Hulumtimi i Insajderit: