×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Haxhiu tregon emrat e katër zyrtarëve të suspenduar

    Insajderi
    08 December 2022 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Janë pezulluar katër zyrtarë të Instituti të Mjekësisë Ligjore pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.

    Kështu ka njoftuar ministrija e Drejtësisë në njoftim në Facebook, duke treguar edhe emrat e zyrëtarëve të suspenduar.

    “Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore
    Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore
    Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore
    Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Pezullohen nga puna katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore
    Pas pranimit të informacionit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisioni Disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore/ Ministria e Drejtësisë, mori vendim për pezullim nga puna të zyrtarëve:
    Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore
    Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore
    Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore
    Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore
    Vendimi ka hyrë në fuqi me 8.12.2022

    Siç tha ministrja Haxhiu, kjo ishte vërejtur derisa po i bartnin mostrat nga frigoriferët e vjetër në ata të rinj. Ndërsa të gjitha rastet kanë kod dhe dikush nga jashtë nuk mund të ketë qasje brenda e që sipas saj dyshimet janë se këtë kanë mundur ta bëjnë zyrtarët që kanë qasje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark