Insajderi
Sport

Zhegrova fantastik, shënon golin e fitores kundër Fenerbahçes së Mourinhos në minutat e fundit

Insajderi
06 August 2024 - 22:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zhegrova fantastik, shënon golin e fitores kundër Fenerbahçes së Mourinhos në minutat e fundit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova ka shënuar golin e fitores për ekipin e tij, Lille, në minutat e fundit të ndeshjes në përballje me Fenerbahçen e Jose Mourinhos.

Zhegrova shënoi në 90+1 për 2-1, për t’i dërguar me shpresë për në Turqi ku pritet të luhet ndeshja e ardhshme në kuadër të play-off’it të Ligës së Kampionëve, shkruan Insajderi.

Sulmuesi shënoi një gol të bukur jashtë 16-metërshit, ku la të shtangur portierin e Fenerbahçes.

Zhegrova ka filluar sezonin e ri me këmbë mbarë, ku shënoi golin e parë në paraqitjen e parë për fanellën e Lille. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark