Insajderi
Insporti

Zhegrova po kërkohet nga klubi i madh turk

Insajderi
14 April 2026 - 16:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zhegrova po kërkohet nga klubi i madh turk
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Besiktas ia ka vënë syrin Edon Zhegrovës së Juventusit për pozicionin e krahut të djathtë. Mësohet se drejtuesit kanë kontaktuar agjentin e lojtarit kosovar.

Siç raporton mediumi turk ‘Fanatik‘, “bardhezinjtë” turq do të përshëndeten me sulmuesin kosovar Milot Rashica në fund të sezonit. Për këtë, i kanë vënë syrin një tjetër ylli kosovar. Sipas tyre, Besiktas e ka vënë në listë 27-vjeçarin Edon Zhegrova, përcjell Insajderi.

Menaxhmenti i Besiktas ka kontaktuar agjentin e anësorit me përvojë për të pyetur në lidhje me kushtet e kontratës.

Zhegrova, i cili iu bashkua Juventusit në fillim të sezonit, po e ka të vështirë të sigurojë minuta tek “Zonja e Vjetër” dhe është i hapur për t’u larguar nga klubi në fund të sezonit, sipas këtij mediumi.

Në 21 ndeshje për Juventusin në edicionin aktual në Serie A, Ligën e Kampionëve dhe për Kupë të Italisë, Zhegrova ka luajtur gjithsej 447 minuta. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark