×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Zhvatja e buxhetit nga Daja i Vetëvendosjes- Zbulohet arsyeja pse po kërkohet shkarkimi i rektorit Sahiti

    Insajderi
    20 October 2022 - 17:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti është ftuar në një mbledhje të Këshillit Drejtues të UP-së ditën e nesërme. Aty i është kërkuar që të jap sqarime për disa prej atyre që sipas tyre janë evidentuar si probleme të përsëritura ndër vite, dështime në menaxhim e mos-adresim të problemeve.

    Ndër, çështjet kryesore që do të diskutohen është edhe “Problemet dhe jo transparenca në publikimin e shpenzimeve, në veçanti problemet me prokurimin publik; Siq është rasti i projektit të drenazhimit të fakultetit Filozofik, FSHMN, dhe Filologjik”.

    Për çështjen e drenazhimit, Insajderi kishte publikuar një hulumtim ku u zbulua se shefat e Universitetit të Prishtinës u futën në një marrëdhënie të dyshimtë me biznesmenin Halil Jahaj, daja i famshëm i Florent Ramqajt të Vetëvendosje.

    Ish-sekretari Esat Kelmendi dhe shefi i tenderëve të UP-së Selman Qorri favorizuan kundërligjshëm anëtari biznesmen të grupit të Liburn Aliut, i cili po fuqizohet gjatë Qeverisë Kurti.

    Në fillim të shkurti 2021, Universiteti publik i Prishtinës do të njoftonte se ka lidhur një kontratë për punë drenazhimi për objektet e disa fakulteteve. Vlera e përgjithshme e kontratës kornizë ishte mbi 1.7 milionë euro.

    Por, shefat e Universitetit të Prishtinës lejuan që faturimi i kësaj kontrate të shkonte deri në mbi 1.9 milionë euro. Kjo u bë duke u arsyetuar në punët shtesë të kompanisë.

    Mbi 200 mijë euro nga punët shtesë nuk e ngopën këtë kompani private. Disa muaj më vonë, në gusht të atij viti, Universiteti i Prishtinës hapi edhe një tender të ri.  Konkurroi vetëm firma e dajës së famshëm të Vetëvendosjës. Pra, iu paguan dy herë punët shtesë. Njëherë si pjesë të kontratës bazë e herën tjetër me kontratë të re. Afro 400 mijë euro llogaritet se iu zotuan kësaj kompanie jashtë vlerës fillestare të kontratës,

    Kjo kontratë që është denoncuar edhe në Policinë e Kosovës, Insajderi zbuloi se ishte lidhur mes Universitetit të Prishtinës, më saktë Zyrtarit të Prokurimit, Selman Qorri, Ish-Sekretarit, Esat Kelmendi dhe Rektorit, Naser Sahiti me firmën “Alfa.i”, pronë e Halil Jahaj. Në emër të kompanisë, njërën kontratë e ka nënshkruar Lulzim Jahja e tjetrën vet pronari, Halil Jahjaj.

    “Daja i Vetëvendosjes”, kështu ishte përshkruar në facebook biznesmeni Halil Jahjaj. Emri i tij u përmend në aferën e ryshfetit prej 30 mijë eurosh, ku punonjës i kompanisë “Infratek”, zyrtarisht në pronësi të Florije Jahaj dëgjohej duke i kërkuar deri në 30 mijë euro ryshfet një kompanie tjetër vetëm për ta dërguar një e-mail në Ministrinë e Infrastrukturës së udhëhequr nga Liburn Aliu. Aliu, për këshilltar e ka nipin e Halil Jahjajt, Florent Ramqajn. Në këtë audio-incizim ishte përmendur edhe vet emri i Liburn Aliut.

    Pas publikimit të Insajderit,  shefit të tenderëve në UP Selman Qorri, i ishte anuluar certifikata profesionale. Tenderi që u bë një nga arsyet për këtë vendim është edhe ai për biznesmenin Halil Jahja, i njohur si “Daja i Vetëvendosjes”.

    Këtë vendim e kishte marrë Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik-KRPP, pas një kërkese që kishte bërë sekretariati i UP-së. Komisioni i Prokurimit ka shqyrtuar të gjitha faktet e ngritura dhe më pas kishte miratuar kërkesën.

    Kërkesa e sekretarit, ishte parashtruar më arsyetimin se Qorri nuk kishte respektuar dispozitat ligjore të Ligjit të Prokurimit Publik për aktivitetin e prokurimit si: “Drenazhimi, Kanalizim, Ujësjellësi në Filologjik, FSHMN, LOT 1”, dhe “Shërbime të udhëtimit brenda dhe jashtë vendit për nevojat e UP-së”, tenderë për të cilët ka raportuar Insajderi.

    Sot, Rektori Sahiti thirri një konference për media nga ku e konsideroj te jashtëligjshme mbledhjen e nesërme te KD-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark