Prej vitit 1971 , askush nuk e ka lëvizur simbolin historik, pikërisht Yllin e NATO-s, i cili për vite me radhë ka qëndruar në selinë qendrore të Aleancës në Bruksel. Por si pjesë e lëvizjes së zyrave të selisë në NATO-s, edhe ylli ka lëvizur drejt shtëpisë së re.
Ylli i NATO-s, i përbërë nga materiali i çelikut është projektuar nga arkitekti belg Raymond Huyberechts si një busull stilizuar e prerë nga dy qarqe, e cilat përfaqësojnë Europën dhe Amerikën e Veriut.
https://www.youtube.com/watch?v=fQeQrT1FrxQ
Këshilli i Atlantikut të Veriut ra dakord për këtë propozim në 17 mars 1970. Dizajni është frymëzuar nga emblema e NATO-s, e cila ka qenë simbol i organizatës prej vitit 1953.
Ndërsa ndërtimi i selisë së re të Aleancës së Atlantikut të veriut, filloi në vitin 2010, ishte planifikuar të përfundonte brenda këtij viti. Ndërsa personeli dhe delegacionet e 28 vendeve anëtare të NATO-s , do të zhvendosen në kompleksin e ri në fillim të vitit 2017./TCH