×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zhvillimet e fundit në veri, Osmani ndërpret vizitën zyrtare në New York

    Insajderi
    24 September 2023 - 08:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndërprerë vizitën zyrtare në New York, si rrjedhojë e ngjarjeve të fundit në veri.

    Në një sulm në Banjskë të Leposaviqit rreth orës 3 të mëngjesit ka mbetur i vdekur rreshteri policor A.B., ndërsa është plagosur një polic kufitar.

    Osmani ishte në vizitë zyrtare në New York, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

    “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në New York, shkaku i zhvillimeve në veri të vendit, i ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara për të hënën dhe të martën në New York, dhe qysh sot do të niset për në Kosovë”, ka njoftuar këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark