×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Zidane jep një parashikim interesant për sfidën Real Madrid – Bayern Munich

    Insajderi
    06 May 2024 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të mërkurën mbrëma zhvillohet ndeshja kthyese gjysmëfinale mes Real Madridit e Bayern Munich.

    Takimi i parë i zhvilluar në gjermani u mbyll pa fitues 2:2.

    Në lidhje me ndeshjen kthyese, një koment ka dhënë ish trajneri madrilen, Zinedine Zidane.

    “Madrid. Epo, të paktën unë shpresoj kështu. Por do të jetë një lojë e vështirë. Hala Madrid siempre”, përfundoi Zizu.

    Trajneri francez që kur u nda me Real Madridin më nuk ka udhëhequr ndonjë skuadër, ndonëse është përfolur për disa të tilla.

    Ekipe si Manchester United, Juventus e Paris Saint-German ishin të lidhur me emrin e Zidanes.

    Së fundmi, po flitet për një interesim të Bayern Munich, që do të mbetet pa trajner në fund të këtij edicioni./ Express

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark