×
  • Sport
  • Sport

    Zidane – Lideri që mungonte në Madrid

    Insajderi
    18 April 2016 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Faktet flasin në të mirë të francezit, që prej marrjes së drejtimit të klubit nga kryeqyteti spanjoll, “Mbretërit” kanë arritur më shumë pikë se rivalët e saj në kampionatin spanjoll.

    Në 15 ndeshje më Real Madridin, Zidane ka grumbulluar 38 pikë, për dallim nga Atletiko Madridi që ka arritur 35 dhe Barcelona 34.

    Patjetër që ai nuk do ta fitoj ndonjë çmim për këtë, por kjo tregon se skuadra madrilene është kthyer të jetë e rrezikshme për kundërshtarët serish.

    Dalëngadalë, Zidane ka qenë në gjendje t’i bindë skeptikët për punën e tij në dhomat e zhveshjes, mposhtjen e Wolfsburgut dhe Barcelonës, dhe duke e zvogëluar numrin e lëndimeve në klub me metodat e tij të stërvitjes.

    Edhe pse ai di të bëhet nervoz herë pas here, ai është një figurë shumë serioze për futbollistët të cilët po tregojnë harmoni dhe solidaritet brenda grupit të skuadrës.

    Mbështetja dhe respekti i tyre për Zidane-n është duke u vërtetuar nga rezultatet – çelësi i lidershipit të tij. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark