Insajderi
Sport

Zidane refuzoi tre klube të mëdha për të marrë drejtimin e Francës

Insajderi
06 April 2026 - 23:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zidane refuzoi tre klube të mëdha për të marrë drejtimin e Francës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zinedine Zidane pritet të bëhet trajneri i ri i Francës, duke zëvendësuar Didier Deschamps pas një marrëveshjeje mes palëve.

Para se të pranonte këtë rol, Zidane ishte kontaktuar nga klube të mëdha si Chelsea, Paris Saint-Germain dhe Al Hilal, të cilët shprehën interes për ta pasur në stol.

Pavarësisht ofertave shumë të majme, përfshirë një propozim milionësh nga Al Hilal, Zidane zgjodhi të qëndrojë besnik ndaj objektivit të tij afatgjatë: drejtimin e Kombëtares së Francës.

Francezi është pa skuadër që nga largimi nga Real Madridi në vitin 2021, ku fitoi tre tituj radhazi në Champions League, si dhe La Liga dhe Kupën e Botës për Klube.

Nën drejtimin e Didier Deschamps, Franca ka qenë një nga kombëtaret më të forta në botë, duke fituar Kupën e Botës dhe Ligën e Kombeve.

Tani, Zidane pritet të ndërtojë mbi këtë bazë të fortë dhe të udhëheqë ekipin drejt një epoke të re, me presion të madh për sukses në turnetë e ardhshëm.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark