Zihet ngushtë Xhelal Sveçla për punësimin e motrës së tij: Mos u merrni me budallallëqe të tilla - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zihet ngushtë Xhelal Sveçla për punësimin e motrës së tij: Mos u merrni me budallallëqe të tilla

    Insajderi
    15 April 2022 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, është zënë ngushtë nga gazetarja në konferencë për media, derisa është pyetur për punësimin e motrës së tij.

    Për këtë rast, Gazeta Insajderi ka raportuar ekskluzivisht se motra e Xhelal Sveçlës, Magbule Hyseni, është punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. 

    Ai është zënë ngushtë nga gazetarja, pasi e pyeti se cili është komenti juaj për këtë punësim, kur siç dihet Vetëvendosje ka qenë e zëshme kundër nepotizmit.

    Këto deklarime të gazetares, Sveçla i quajti budallallëqe.

    “Ne po flasim për një sulm terrorist dhe ju merreni me budallallëqe të tilla”, ka thënë ai.

    Gazetarja i ka reaguar duke i thënë që këto nuk janë budallallëqe dhe ka kërkuar përgjigjen e tij, mirëpo Sveçla nuk u përgjigj fare. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark