Insajderi
Lajme

Zjarr i madh afër stacionit në Prishtinë, policia evakuon banorët

Insajderi
07 September 2026 - 16:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zjarr i madh afër stacionit në Prishtinë, policia evakuon banorët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot, rreth orës 16:00, Policia ka pranuar informatën për një zjarr në rrugën “Fatime Sokoli”, në Prishtinë.

Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve.

Zëdhënësi i Policisë së Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur për Insjderin se, për shkaqe sigurie, është bërë evakuimi i banorëve të zonës.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për shkaqe sigurie, është bërë evakuimi i banorëve të zonës, ndërsa zjarrfikësit janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit”, ka deklaruar Pllana.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark