Insajderi
Lajme

Zjarr i madh në një servis në Pejë, digjen disa automjete

Insajderi
08 May 2026 - 12:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zjarr i madh në një servis në Pejë, digjen disa automjete
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në orët e hershme të mëngjesit, një zjarr ka kapluar një servis në fshatin “Katundi i Ri” në Pejë.


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka deklaruar se shkaktarët e zjarrit ende nuk dihen.

“Në orën 03:54 të ditës së sotme, Policia gjatë patrullimit ka vërejtur zjarrin dhe menjëherë ka shkuar në lokacion. Në një servis automjetesh janë kapluar nga zjarri një kamion, një autobus dhe tri vetura. Dëmet materiale në objekt janë shumë të mëdha. Të lënduar nuk ka, ndërsa shkaktari ende nuk dihet”, tha Gashi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark