Policia ka njoftuar për një rast i zjarrvënies që ka ndodhur rreth mesnatës së 27 shtatorit në Lipjan. Në parkingun e një ndërtese banimi, një automjet është djegur derisa edhe disa të tjera u dëmtuan.
Lidhur me rastin katër persona janë identifikuar nga policia, tre prej të cilëve tashmë janë arrestuar
Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, zjarri ka paraqitur rrezik për banorët përreth, megjithatë nuk është raportuar për persona të lënduar.
“Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar hetim për veprat penale: Zjarrvënie, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të personit të katërt të dyshuar”, thuhet në njoftim.