Insajderi
Lajme

Zjarr sërish në Shqipëri, kërkohet ndihmë nga ajri

Insajderi
31 July 2024 - 18:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zjarr sërish në Shqipëri, kërkohet ndihmë nga ajri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zjarri në pyjet e Bodes në Maliq të Shqipërisë ka dalë totalisht jashtë kontrollit duke shkrumbuar dhjetëra hektarë të llojit pishë.

Pavarësisht përpjekjeve disa ditore të zjarrfikësve, punonjësve të pyjores dhe strukturave të tjera ato nuk ja kanë dalë dot që të vendosin flakët nën kontroll. Bimësia e lartë por edhe era kanë ndikuar që zjarri të përhapet me shpejtësi të madhe.

Bëhet me dije se është kërkuar ndihmë për ndërhyrje nga ajri, por ende nuk ka asnjë reagim mbi këtë kërkesë, ndërsa flakët vijojnë të djegin gjithçka që gjejmë përpara.

Dëmet në bimësi janë të pallogaritshme, ndërsa edhe burimet njerëzore janë lodhur mjaft si pasojë e punës disa ditore, por që deri tani pa sukses në fikjen e zjarrit./A2CNN


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark