Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës u ka adresuar gjashtë kërkesa institucioneve të vendit për gjendjen e degraduar në shërbimin e Zjarrfikësve.
Përmes një komunikate për media, kjo sindikatë ka kërkuar që të rregullohet statusi juridik i tyre, në të kundërtën do të ndërmarrin masa sindikale.
“Kërkesat të cilat ne vazhdimësi kemi kërkuar dhe ju jemi drejtuar institucioneve janë: të rregullohet statusi juridik, të definohen kompetencat menaxhuese, të përmirësohen kushtet e punës, të sigurohen pajisje për punë, të kompenzohen ndërrimet e natës, orët jashtë orarit, festat shtetërore dhe fetare, të harmonizohen koeficientet ne nivel Komunash”, thuhet në reagimin e sindikalistëve të zjarrfikësve.
Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk plotësohen këto gjashtë kërkesa ata do të hyjnë në grevë urie.
“Nëse urgjentisht nuk behet zgjedhje dhe te plotësohen kërkesat tona të drejta dhe legjitime dhe nuk krijohen kushte normale për punë të drejta të garantuara me ligj dhe me konventa ndërkombëtare, ne do te jemi te shtrënguar qe te ndërmarrim masa sindikale edhe GREVË, qe asnjëherë nuk e kemi dëshiruar”, shkruhet në reagimin e sindikalistëve.