Një zjarr i madh ka kapluar çatinë e një ndërtese në ndërtese të re në lindje të Londrës, nuk raportohet për të lënduar.
Dëshmitarët thonë se duket sikur panelet diellore kanë marrë zjarr.
Turma të tronditura ishin mbledhur dhe shikonin teksa 80 zjarrfikës po luftonin me flakët në ndërtesën pesë katëshe rreth orës 11 paradite, raporton The Independent.
Flakët kishin kapluar katin e katërt dhe gjithë çatinë të kësaj ndërtese të re, apartamentet e së cilës pritej të shiteshin deri në 1 milion funte për secilën.
Rrugët lokale rreth kësaj ndërtese janë mbyllur për çështje sigurie, ndërsa dëshmitarët që kishin qëlluar afër kishin gjiruar zjarrin dhe sasinë e madhe të tymit që dilte prej ndërtesës.
Zjarri tani raportohet të jetë nën kontroll.
Londinezët ende nuk kanë marrë vetën nga zjarri i kaluar në perëndim të Londrës, i cili morri jetën e rreth 80 personave as një muaj më parë, dhe tani u tronditën nga zjarri i ri në lindje të Londrës.
Njerëzit kanë filluar të reagojnë duke kërkuar përgjigje dhe duke kontaktuar kompaninë përgjegjëse për ndërtimin e kësaj ndërtese “luksoze”. /Insajderi.com