Policia e Kosovës ka njoftuar për djegien e tri shtëpive si pasojë e zjarrit në fshatin Novak të Prizrenit.
Në njoftimin e PK’së thuhet se të tri shtëpitë ishin të pabanuara dhe ishin pronë e qytetarëve serb të Kosovës.
Sipas policisë, zjarri erdhi nga shkurret.
PK’ja thotë se ende s’ka identifikuar ndonjë të dyshuar për zjarrin dhe janën ë pritje të raportit të ekspertëve të zjarrit.
Njoftimi i plotë:
Me datë 11.08.2024, rreth orës 19: 25 është raportuar për një zjarr në fshatin Novak, KK Prizren.
Patrullat policor të Stacionit Policor Prizren veri menjëherë kanë shkuar në vend ngjarje prej nga janë informuar se pasi që kanë marrë zjarr shkurret (peregji ) në afërsi të shtëpive, zjarri fushor është pahapur dhe jan djegë edhe tre shtëpitë që gjendeshin aty afër.
Të tre shtëpitë ishin të pabanuara dhe janë pronë e qytetarëve Serb /Kosovar, në përgjithësi ajo lagje është e pabanuar por në fshat ka disa banor Serb dhe Shqiptar.
Në shuarjen e zjarrit fillimisht është angazhuar me cisternat e saj një kompani vendore e cila e ka bazën aty afër e më pas edhe zjarrfikësit. Zjarri është arrit që të shuhet.
Nga shikimi I parë duket se zjarri ka filluar në shkurre pak më larg shtëpive por duke marrë parasysh se lagia në përgjithësi e edhe oborret e shtëpive janë të pabanuara, kanë pasur bimësi dhe shkurre të shumta e të thara për shkak të motit, andaj edhe zjarri është përhap shpejt.
Sidoqoftë lidhur me rastin është njoftuar prokurori I shtetit , e në vend ngjarje kanë dal edhe hetuesit e stacionit dhe hetuesit nga Sektori Rajonal Hetimeve si dhe eproret e stacionit dhe Drejtorisë Rajonale të Policisë.
Për momentin nuk ka ndonjë të dyshuar, presim raportin e ekspertëve të zjarrit që të shpjegojnë se si ka ardhur dhe ku ka filluar zjarri.
Rasti do të hetohet nga Sektori Rajonal I Hetimeve nga DRP Prizren. /Insajderi.org/