Insajderi
Lajme

Zjarri përfshin shtëpinë në Prizren, dy persona të lënduar

Insajderi
06 January 2026 - 08:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zjarri përfshin shtëpinë në Prizren, dy persona të lënduar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona kanë pësuar lëndime pas një zjarri që ka shpërthyer në një shtëpi në Prizren.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Sipas tij, flakët kishin përfshirë katin e parë të shtëpisë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Po ashtu, në vendngjarje kanë dalë njësiti i KEDS-it si dhe njësiti i urgjencës mjekësore, të cilët u kanë ofruar ndihmë mjekësore dy viktimave, të cilat janë asfiksuar nga tymi”, ka thënë ai.

Ai ka bërë të ditur se, sipas ekipit mjekësor, gjendja shëndetësore e të lënduarve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Tutje, Bytyqi ka njoftuar se, bazuar në deklaratën e viktimës, dëmi material i shkaktuar nga zjarri ende nuk është i vlerësuar.

“Në vendngjarje kanë dalë gjithashtu hetuesi kujdestar dhe njësiti i forenzikës. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit iniciohet rasti. Rasti mbetet nën hetime”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark