Zjarri që ka përfshirë dyqanin ‘Maxi’ në Ulpianë në mëngjesin e sotëm ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Këtë e ka konfirmuar Abdyl Gashi nga brigada e zjarrfikësve në Prishtinë, i cili ka sqaruar se zjarri është shkaktuar nga frigoriferët që ndodhen brenda dyqanit.
Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar./Insajderi.com