Sot ka filluar testimi i shndërrimit të unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet. Ky eksperiment i Komunës së Prishtinë ka krijuar një tollovi të madhe në kryeqytet duke qenë shkak që shumica e qytetarëve të mbesin mbi një orë në kolona.
Se si po shkon plan i Përparim Ramës, për Gazetën Insajderi ka folur nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.
Ai tha se vetëm dy –tre rrugë janë të bllokuara kurse pjesa tjetër e qytetit është e lirë.
Në rast se ky eksperimet nuk jep funksion, Zogaj shtoi se në vikend do të marrin vendimin final dhe do të dalin me njoftim.
“Deri tash i kemi vetëm dy-tre fyte të ngushta kurse pjesa tjetër e qytetit është e lirë, pas këtij vikendi do ta marrim vendimin final dhe do të ju njoftojmë me kohë”, tha Zogaj për Insajderin.