×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Zona më e bukur në Gaza u bë rrafsh me tokë”, gazetari palestinez tregon pamjet rrënqethëse

    Insajderi
    11 October 2023 - 22:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga droni të një lagje të shkatërruar të Gazës, që forcat izraelite e bënë rrafsh me tokë nga sulmet ajrore.

    Një gazetar palestinez derisa ecte në këtë lagje tashmë të shkatërruar tha se ishte ‘zona më e bukur e Gazës, po tani ka mbetur i pafjalë‘.

    Nuk e di çfarë të them, por më besoni është trishtimi më i madh që ka pasur ndonjëherë Gaza”, u shpreh gazetari.

    @eyes.on.palestine The Palestinian journalist takes us on a tour in one of the destroyed neighborhoods in Gaza. The Israeli warplanes used thousands of tons of explosives to wipe entire neighborhoods which internally displaced over 200.000 people. #palestine #freepalestine #news ♬ original sound – Eye on Palestine

    Kujtojmë se, Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka thënë se numri i viktimave në Gaza nga sulmet ajrore izraelite është rritur në 1 mijë e 100.

    Sipas shifrave të reja, ministria thotë se numri i përgjithshëm i personave të lënduar është mbi 5 mijë e 300, shkruan BBC.

    Nga 1 mijë e 100 të vdekur, ministria e Shëndetësisë në Gaza ka bërë të ditur se në mesin e tyre janë 326 fëmijë, 171 gra dhe 603 burra.

    Kurse, nga 5 mijë e 339 të lënduar, 1 mijë e 217 janë fëmijë, 744 gra dhe 3 mijë e 378 burra.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark