Nisma Socialdemokrate ka mbajtur një tubim elektoral në Prishtinë.
Ky tubim ishte i dedikuar për gratë e kësaj partie, ndërsa pjesëmarrëse ishin shumë të tilla nga Malisheva.
Veç që erdhën vetë, nga Malisheva i sollën edhe simbolet e partisë.
Në autobus pati vend për të gjitha, por jo edhe në sallë, andaj filluan edhe përpjekjet për t’i rehatuar.
Nuk vonoi shumë, erdhi edhe Fatmir Limaj, por në këtë tubim po drejtohej nga bashkëshortja.
E nga foltorja, lideri i Nismës Socialdemokrate mori një premtim që përfaqësonte krejt gratë pjesëmarrëse.
E kur u doli përpara krejt zonjave, Limaj i pati dy fjalë për ministren e Arsimit.
Veç për ministren, diçka për të thënë pati edhe për shefin e saj.
“Hajnat në burg, e tash hajnat i mbron. Po ta refuzon shtetin. Imagjino, një dhunues t’u thanë unë nuk vi me dhanë deklaratë, le të vjen prokurori. Një vrasës me thanë unë nuk vij se kryeministri nuk është mbi ligjin, meqë kryeministri po bojka mos me shku te prokurori, pse me shku unë”, deklaroi Limaj.