Një emër shumë i zëshëm kur është fjala për çështjen e anulimit të dasmave dhe mbrëmjeve muzikore gjatë këtyre muajve ka qenë edhe Labinot Tahiri.
Ai disa herë ka deklaruar se me anulimin e dasmave kanë pësuar shumë biznese dhe jo vetëm këngëtarët.
Së fundi, këngëtari është kthyer prapa në kohë, duke ndarë me ndjekësit disa video nga një performancë e tij.
Me këtë rast, ai thotë se nëse hapen mbrëmjet vitin e ardhshëm, do të jetë vit i sukseseve për të.