Zuckerberg: Facebook mund të plotësojë rolin e kishave – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zuckerberg: Facebook mund të plotësojë rolin e kishave

    Insajderi
    01 July 2017 - 21:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkëthemeluesi i Facebook dhe drejtori ekzekutiv, Mark Zuckerberg, dëshiron që rrjeti i tij social të plotësojë rolin që kishat dhe klubet sociale kanë pasur më parë në komunitete.

    Gjatë një fjalimi në samitin e komuniteteve të Facebookut javën e kaluar, Zuckerberg tha anëtarësimi në të gjitha llojet e grupeve ka rënë dekadat e fundit.

    “Këta janë shumë njerëz të cilët tani kanë nevojë të gjejnë një ndjenjë të një qëllimi dhe mbështetjeje diku tjetër”, ka thënë ai, duke promovuar mbështetjen e komunitetit të madh të Facebookut si zëvendësues, shkruan Fox News Insider.

    Në fakt, të sjellësh njerëzit më afër është aq e rëndësishme sa që “ne do të ndryshojmë gjithë misionin e Facebookut për të bërë këtë”, ka thënë Zuckerberg.

    Ndërsa pastori Robert Jeffres ka thënë se është i sigurt se Zoti dhe kisha do të jenë rrotull për shumë më gjatë se sa Zuckerberg dhe Facebook.

    Ai ka thënë se teknologjia mundet të fuqizojë kishën, por kurrë nuk mundet ta zëvendësojë atë.

    Martha MacCallum ka thënë se 36 për qind e mijëvjeçarëve nuk kanë asnjë lidhje me ndonjë kishë, sipas një sondazhi të ri.

    “Mark Zuckerberk mund të i jetë vënë pas diçkaje këtu”, ka sugjeruar ajo.

    Ndërsa pastori Jeffress ka thënë se “shoqërizimi nuk mund të kënaqet asnjëherë duke u strukur par llaptopit”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark