Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, ka hedhur poshtë mundësitë se një ditë do të kandidonte për president të Shteteve të Bashkuara.
I pyetur nga Buzzfeed, ai tha: “Jo, jam i përqendruar në zhvillimin e komunitetit tonë pranë Facebook dhe iniciativën Chan Zuckerberg.”
Turi i tij nëpër ShBA dhe komentet politike të bëra së fundi ka qenë burim spekulimesh se një ditë Zuckerberg mund të ishte president i Shteteve të Bashkuara. 32 vjeçari do të kishte moshën e duhur për president në 2020-ën, shkruan PcWorld.
Në Prill të vitit të kaluar, Fortune raportoi se Facebook kishte ristrukturuar kompaninë më mënyrë që Zuckerberg të kishte mundësi të kandidonte në zgjedhjet presidenciale.
Së fundi ai zbuti qëndrimin e tij ndaj fesë duke e përshkruar atë si një element shumë të rëndësishëm në jetën e njeriut gjatë një urimi për Krishtlindjet.
Më parë ai identifikohej si ateist, një fakt i cili mund të ketë ndikuar në raportin e tij me shumë qytetarë Amerikanë.