Insajderi
Lajme

Zulfaj: Masat e BE-së nuk u hoqën vetëm pse foli ish-presidentja

Insajderi
08 April 2026 - 10:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zulfaj: Masat e BE-së nuk u hoqën vetëm pse foli ish-presidentja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka thënë se masat e BE-së nuk janë hequr vetëm sepse ish-presidentja Vjosa Osmani ka folur.

“Janë dhjetëra takime mes vendosjes së masave të padrejta dhe heqjes së tyre. Sikur të ishte çështje fjalësh, shpresoj që ish-pesidentja i kishte hequr menjëherë, e jo më shumë se dy vjete më pas”, ka shkruar Zulfaj në Facebook.

Sipas tij, masat e padrejta, siç tha, të vendosura nga ish-emisari nga dosja e Epstein-it (Miroslav Lajçak v.j.) u hoqën kur pati zgjedhje të reja dhe transicion paqësor të pushtetit në katër komunat në veri.

“E pse pati pjesëmarrje në zgjedhje dhe transicion paqësor? Sepse kur i bojkotuan zgjedhjet, nuk u kthyen më pa zgjedhje të reja. E kur u kthyen jo vetëm që pati transicion paqësor, por edhe respekt për flamurin e Republikës së Kosovës, që valëvitet në çdo komunë sot”, ka shtuar Zulfaj.

Ai më tej tha se edhe kryeministri Albin Kurti ka folur, por siç tha, ai më shumë ka vepruar.

Reagimi i Zulfajt vjen pasi ish-presidentja Osmani mbrëmë në një intervistë televizive tha se kanë ekzistuar keqkuptime mes Qeverisë së Kosovës dhe aleatëve ndërkombëtarë, e të cilat sipas saj janë tejkaluar pasi ajo ka folur me aleatët.

“Ne kemi arritur që t’i eliminonim ato keqkuptime, duke diskutuar me aleatët tanë dhe në dhjetor janë hequr ato masa”, tha Osmani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark