ZV/kryeministri i Malit të Zi e quan Kosovën "krahinë e Serbisë" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ZV/kryeministri i Malit të Zi e quan Kosovën “krahinë e Serbisë”

    Insajderi
    12 October 2024 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Millun Zogoviq, ka thënë se Kosova është krahinë jugore e Serbisë.

    Në televizionin “Aplus” të Malit të Zi, këtë koment Zogoviq e bëri duke komentuar deklaratat e presidentit të Serbisë në Tivat javën që po e lëmë pas.

    “Qëndrimin tim nuk e ka ndryshuar me hyrjen në qeveri – Kosova dhe Metohija është krahinë jugore e Serbisë”, tha zëvendëskryeministri i Malit të Zi, transmeton Klankosova.tv.

    “Sa i përket detyrimeve ndërkombëtare të Malit të Zi, gjithçka do të respektohet, por unë kam mendimin tim se Kosova është pjesë e Serbisë e shkëputur qëllimisht. Këtë qëndrim e kam shprehur në Kuvend, disa ditë para se të hyja në qeveri. Asgjë nuk ka ndryshuar për mua”, është shprehur më tej Zogoviq.

    Sipas tij, Serbia dhe Mali i Zi duhet të ndërtojnë raporte të qëndrueshme dhe afatgjata të bazuara në respektin reciprok.

    Para pak kohësh, edhe Kuvendi i Malit të Zi iu referua institucioneve të Republikës së Kosovës si “institucione të përkohshme”.

    Kjo ishte bërë në njoftimin zyrtar për media të publikuar në uebfaqen e Kuvendit të Malit të Zi për takimin mes kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq dhe ambasadorit të Serbisë në Podgoricë, Nebojsha Rodiq. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark