×
Hulumtime/Analiza / Analiza

Zv.kryeminstrja Balaj shpenzoi 1137 euro për akomodim dhe vetëm 48 euro për dreka

Insajderi
06 October 2020 - 20:57
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Njomza Salihi

Albulena Balaj ka harxhuar vetëm 48 euro për dreka, darka dhe shërbime të tjera gjatë vizitës zyrtare në SHBA.

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj ka qenë poashtu pjesë e ekipit të Avdullah Hotit në vizitën zyrtare të realizuar nga 31 gushti deri më 5 shtator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E njëjta për gjashtë ditë ka shpenzuar 3 mijë e 953 euro nga buxheti i shtetit.

Kështu tregojnë dokumentet e Zyrës së Kryeministrit të siguruara nga Gazeta Insajderi pas kërkesës për qasje në Dokumente Publike.

Ajo ka harxhuar 1 mijë e 137 euro për akomodim, dhe vetëm 48 euro për dreka, taksi dhe shërbime të tjera.

Sipas po këtyre dokumenteve, Balaj ka marrë edhe 626 euro tjera për mëditje.

Më 4 shtator, Kosova dhe Serbia e kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump./GazetaInsajderi

Lexo edhe:

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark