×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zvicra i thotë jo “dëbimit të të huajve”

    Insajderi
    28 February 2016 - 20:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zvicra ka votuar sot në një referendum në të cilin i ka thënë jo propozimit të partisë populliste SVP që kërkonte dëbimin e të huajve në rast të ndonjë krimi.

    Në orën 12:00 sot janë mbyllur qendrat e votimit dhe sipas gazetës Blick.ch, nga numërimet e para nga 8 milionë banor sa ka vendi rreth 58% janë shprehur kundër iniciativës dhe 41 janë shprehur pro.

    Këtij vendimi i është gëzuar kosovarja që jeton në Zvicër, Herolinda Avdili – Rexhepi, anëtare e kryesisë së partisë CVP në vendbanimin Bellach në kantonin e Solothurnit.

    “Jam shumë e gëzuar me rezultatin edhe pse ende është shqetësuese fakti se në Zvicër egizston një ligj për krime të rënda që lejon dëbimin e të huajve. Por është e rëndësishme që nuk u arrit me referendum”, ka thënë Avdili-Rexhepi për Insajderin.

    Sipas kantoneve zvicerane, që janë tetë, vetëm në Solothurn rezultati është 50 me 50, ndërsa në gjithë të tjerat votat kundër janë në epërsi të thellë, veçanërisht në Basel ku kanë votuar 70 për qind.

    Sipas Avdili-Rexhepit, sfida e radhës e Zvicrës është bashkëpunimi i këtij shteti me vende të tjera për menaxhimin e krizës së refugjatëve.

    Sipas referendumit të propozuar nga partia e djathtë ekstreme Partia Popullore e Zvicrës (SVP) që njihet me pikëpamjet kundër të huajve dhe e cila doli e para në zgjedhjet parlamentare të mbajtura vitin e kaluar parashikohej deportimi pas vuajtjes së dënimit pa të drejtë apelimi për të huajt në vend që kryejnë krime të rënda si vrasje, përdhunime, grabitje me armë ose kryejnë vepra të rënda penale për herë të dytë brenda 10 viteve./Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark