×
  • Sport
  • Sport

    Zvicra kundër Shqipërisë, dy Kombëtaret me gjak të përzierë

    Insajderi
    04 March 2016 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prestigjiozja franceze “France Football” në brendësi të saj ka hapur një rubrikë të re që do e mbajë deri në fillimin e këtij kompeticioni.

    Ditën e sotme gjendet një “dosje” për sfidën që do të luhet në 11 qershor, në Lens mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Në tre artikuj të ndryshëm njërin për dy vëllezërit Xhaka që do të jenë kundërshtarë, në tjetrin për lojtarin më të ri të kombëtares, Veseli, që nuk përfilli Zvicrën dhe zgjodhi Shqipërinë dhe në një të fundit, që jep një panoramë të përgjithshme të sfidës vëllavrasëse.

    “Francë Football” e fillon reportazhin e saj me ditën e paharrueshme të 11 nëntorit kur Shqipëria u kualifikua pas fitores në Yerevan.

    albania12

    “Në atë natë magjike të 11 nëntorit 2015 në lagjet periferike Orelikon të Zyrihut, Bourdonnette të Lozanës, festohej me flamurin kuq e zi njësoj si në rrugët e Tiranës duke valëvitur flamurin e kuq me shqiponjën dykrenare. Shqipëria kishte mundur 3-0 Armeninë duke u kualifikuar për herë të parë për një garë evropiane.

    Zhurmat që buçitën atë ditë anembanë Zvicrës ende nuk janë shuar dhe ato priten të bëhen gjithnjë e më të forta në ditët e 11 qershorit në Lens kur Shqipëria dhe Zvicra do të ndeshen me njëra tjetrën. Dhe kjo duket në kërkesën e madhe për bileta që ka në të dyja vendet.

    Zvicra A kundër Zvicrës B

    Të dyja kombëtaret janë me gjak të përzierë dhe nganjëherë me zemrën të thyer. Ato i kanë ngritur themelet e tyre mbi lojtarë me dy nënshtetësi, të cilët vijnë nga emigracioni shqiptaro kosovar i viteve 60 dhe më pas nga ai i luftërave në ish Jugosllavi.

    Në kualifikimin e arritur në Armeni, Shqipëria numëronte pesë lojtarë me kombësi zvicerane: Aliji, Xhimshiti, Xhaka, Gashi dhe Basha. Në fitoren kundër Portugalisë në shtator 2014, ishin plot tetë lojtarë me kombësi të dyfishtë: Lenjani, Kukeli, Ajeti, Abrashi dhe vëllai tjetër i Bashës (Vullneti).

    shqiptaret

    Nga kjo pasuri që vjen nga Ballkani ka përfituar edhe kombëtarja zvicerane. “Nati” ka në përbërje të saj të gjithë strukturën sulmuese të skuadrës që do të paraqitet në Euro 2016. Shaqiri, Xhaka, Berhami, Mehmeti, Xhemaili, Kasami, janë tashmë shtyllat e një skuadre që renditet në vendin e 12 të klasifikimit të FIFA.

    Skuadra zviceriane është e furnizuar mirë nga diaspora kosovare e cila numëron rreth 170 mijë vetë në një vend me afro 8 milionë banorë. “Kjo do të jetë një ndeshje ku do të përballen Zvicra A kundër Zvicrës B” thotë Pierluigi Tami, trajneri aktual i Grasshopers i cili ka qenë trajneri i shpresave të vendit të tij nga viti 2009 deri në 2015.

    “Shumica e këtyre futbollistëve kanë marrë pjesë me të gjitha ekipet e moshave të Zvicrës, pastaj vetëm pasi nuk u thirrën nga skuadra jonë ata zgjodhën Shqipërinë- vazhdon ai. Pra për shumë nga shqiptarët kemi të bëjmë me një zgjedhje nga halli, megjithëse askush nuk e pranon botërisht këtë”.

    Por pavarësisht nga firot, Tami pranon se valët e ndryshme të emigrantëve vetëm sa e kanë përmirësuar kombëtaren zvicerane e cila pas mungesash shumë të gjata (28 vjet) rifilloi të marrë pjesë ne kompeticionet e mëdha botërore dhe evropiane.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark