Tuneli më i gjatë dhe thellë për kalimin e trenit do të hapet zyrtarisht në Zvicër pas gati dy dekadash punime.
Tuneli i gjatë 57 kilometra do të mundësojë qarkullim të trenave të shpejtë nën alpet zvicerane në mes të Evropës veriore dhe asaj jugore.
Autoritetet në Zvicër thonë se ky tunel do të revolucionarizojë transportin e mallrave. Këto mallra deri më tani janë transportuar përmes linjave të tjera, përkatësisht përmes kamionëve, shkruan BBC.
Tuneli në Zvicër do të tejkalojë për kah gjatësia edhe atë të Japonisë që është 53 kilometra.
“Është pjesë e identitetit zviceran. Për ne, pushtimi I alpeve është sikur holandezët kur eksplorojnë oqeanin,” ka thënë një zyrtar i tranpsportit.
Projekti ka kushtuar rreth 12 miliard dollar dhe për ndërtimin e tunelit është vendosur përmes referendumit në vitin 1992./Insajderi.com