×
  • Sport
  • Euro 2020

    Zvicra në çerekfinale për herë të parë në histori – mposht kampionen e botës

    Insajderi
    28 June 2021 - 23:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndeshja mes Francës dhe Zvicrës nuk prodhoi fitues as pas 90 minutave dhe as pas vazhdimeve, duke bërë që fituesi të shpallet përmes penalltive, shkruan Insporti. 

    Megjithatë, pas penalltive, ishin helvetikët ata që mposhtën francezët, kjo pasi ishin më të saktë nga penalltitë.

    Penalltitë, Zvicra: Gavranovic (1-0), Fabian Schar (2-1), Manuel Akanji (3-2), Vargas (4-3), Mehmedi (5-4)

    Penalltitë, Franca: Pogba (1-0), Giroud (2-2), Thuram (3-3), Pembe (4-4), Mbappe nuk shënon.

    Rrjedha e ndeshjes:

    Ishte sulmuesi i Benficas, Haris Seferovic, i cili e shënoi golin e parë dhe kaloi Zvicrën në epërsi duke e befasuar kampionin e botës. Njëherit, ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

    Në minutën e 55-të Zvicra pati mundësinë ta shënonte ndoshta golin e fitores, por Ricardo Rodriguez dështoi të shënonte nga penalltia.

    Benzema brenda dy minutave përmbysi gjithçka dhe kaloi Zvicrën në epërsi. Në të 75-tën Pogba dyfishoi epërsinë.

    Por Zvicra u tregua heroike. Seferovic, pasi dominoi duelin me Lenglet, sulmuesi e bëri edhe me Varane. Një krosim nga e djathta dhe devijimi perfekt në rrjetë. Nuk mbaron këtu, Gavranovic barazon në minutën e parë shtesë.

    /Insporti.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark