Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu ka mirëpritur nisjen e reformës zgjedhore nga presidenti i vendit.
Ai ka thënë se një reformë zgjedhore e mirëfilltë mund të ndodhë nëse do të ketë përfshirje të plotë të gjithë spektrit politik dhe shoqërisë civile.
Baraliu ka propozuar që pragu zgjedhor të ulet në 3.5 për qind, shkruan Epoka e re.
Ai ka thënë se zvogëlimi i pragut zgjedhor do ta bënte shumë më fleksibil krijimin e koalicioneve qeverisëse, kurse qeveria do të ishte më gjithëpërfshirëse.
Baraliu ka theksuar se në këtë reformë zgjedhore duhet të përfshihet edhe zvogëlimi i numrit të deputetëve dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.
“Ndodh që një komunë e vogël në Kuvendin e Kosovës të ketë deri në gjashtë deputetë, ndërsa disa komuna të tjera nuk përfaqësohen me asnjë deputet”, ka theksuar Baraliu.