Pritjet e mërgimtarëve në Merdarë tashmë janë zvogëluar një orë deri një orë e gjysmë.
Kolonat e veturave sillen nga 400 deri në 500 metra.
Ndërsa në Muçibabë ka pritje deri në 40 minuta, derisa gjatësia e kolonave shkon deri në 250 metra.
Për të dalur nga Dheu i Bardhë mërgimtarët po presin 20 minuta, kurse në Mutivodë 10-15 minuta.
Në të gjithë pikat tjera kufitare, pritjet maksimale arrijnë 10 minuta.