Austria ka lajmëruar se listës së vendeve të sigurta të origjinës do t’u bashkohen dhe gjashtë të tjera, në përpjekje për t’u mbyllur dyert emigrantëve ekonomikë, njofton Fox News.
Vendimi i Ministria e Brendshme austriake sqaron se Algjeria, Maroko, Tunizia, Gjeorgjia, Gana dhe Mongolia janë vende të sigurta dhe nuk do të kenë të drejtë të kërkojnë azil në Austri, raporton Insajderi.
“Në rastet e emigrantëve ekonomikë, nevojiten sinjale të qarta se nuk ka mbrojtje për ta në Austri,” deklaroi drejtuesja më e lartë e Ministrisë së Brendshme, Johanna Mikl-Leitner.
Vendimi i mësipërm do të aprovohet në mbledhjen e sotme të qeverisë austriake. Maroku, Algjeria dhe Tunizia ishin futur edhe nga Gjermania muajin e shkuar në listën e vendeve të sigurta të origjinës.
Me këtë vendim, qytetarët e këtyre vendeve do ta kenë thuajse të pamundur ta fitojnë të drejtën e azilit në Austri.
Austria është përballur me një numër të madh kërkesash për azil vitin e shkuar, e po bën përpjekjet maksimale për ta zvogëluar numrin e tyre, duke i refuzuar më së pari emigrantët ekonomikë.