Zv/Presidenti amerikan siguron mbështetjen ndaj NATO-s – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zv/Presidenti amerikan siguron mbështetjen ndaj NATO-s

    Insajderi
    18 February 2017 - 11:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Europianët ishtin në pritje të qendritimit të qeverisë së Donald Trump, ndërsa nga Mynihu zëvendëspresidenti Mike Pence, dërgoi sinjal uniteti për partneritetin trans-atlantik.

    Ai i siguroi partnerët europianë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së edhe nën qeverinë e re.

    “Sot në emër të presidentit mund t’iu siguroj, se SHBA edhe në të ardhmen e mbështesin në mënyrë të palëkundur NATO-n dhe i përmbahen detyrimeve të aleancës transatlantike.Fatet e SHBA-së dhe Europës janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën”, tha Pence.

    Me fjali si “Ne do të dëshmojmë besnikëri edhe në të ardhmen, ne kemi një të shkuar të përbashkët dhe do të kemi një të ardhme të përbashkët”, Mike Pence qetësoi europianët e trazuar pas deklaratave të Trump.

    Në të njëjtën kohë, Mike Pence i nxiti europianët të rrisin në mënyrë masive shpenzimet në fushën e mbrojtjes.

    “Ka ardhur koha për të bërë më shumë”, tha ai. Vendet e NATO-s e kanë vënë si synim që të shpenzojnë deri në vitin 2024 deri në 2% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen.

    Pence kërkoi nga Rusia të kujdeset për uljen e tensioneve në Ukrainë.

    “Rusia duhet të mbajë përgjegjësi, asaj duhet t’i kërkohet që t’iu përmbahet detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Minskut”, tha Pence.

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark