Zyra e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas pretendimeve të partisë opozitare ,NISMA, se Kuvendi i Kosovës ka bërë shkelje të ligjit, duke thënë se këto pretendime janë të paqëndrueshme dhe shpifëse.
Kjo zyrë në reagim thekson se lidhur me ketë paraqitje, pretendimet për shkelje janë absolutisht të pa qëndrueshme dhe shpifëse, ngase me përgjegjësi deklarojnë se ligji ne fjalë i ka kaluar të gjitha procedurat e parapara me dispozitat e rregullores se Kuvendit për procesin ligjvënës.
“Kuvendi në seancën plenare të mbajtur me 14 dhjetor 2015, ka shqyrtuar projektligjin në lexim të dytë, dhe ka miratuar amendamentet 1, 3, 4 dhe 5, të propozuara nga Komisioni Funksional, ndërsa amendamenti 2 nuk është miratuar dhe Kuvendi ka miratuar projektligjin me amendamentet e miratuara”.
Më tej theksohet se teksti final i ligjit është përgatitur mbi bazën amendamenteve të miratuara në seancë plenare dhe i njëjti është proceduar për dekretim te Presidentja e Republikës se Kosovës dhe për publikim në Gazetën Zyrtare.
Dokumentet qe e demantojnë adresimin e Nismës, zyra e kryetarit të Kuvendit, deklaron se janë në dispozicion në Administratën e Kuvendit.