“Nuk mundet me asnjë akt të institucioneve të përkohshme në Prishtinë të ofrohet mbështetje legale për maltretime të cilat ditëve të fundit janë bërë ndaj përfaqësuesve të zyrës për Kosovë në përpjekje të jenë me popullin e tyre”, pretendohet në kumtesën e kësaj zyre.
Siç shkruan në kumtesë, me këtë përfaqësuesit e qeverisë serbe po pengohen “t’i japin përkrahje popullit serb” të cilët, siç pretendojnë, “janë viktima të dhunës permanente politike, shkeljes së drejtave të njeriut dhe sjelljeve jodemokratike”.
Ata kanë pretenduar se “është brengosëse” heshtja e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Prishtinë. “E përsërisim, nuk ka ndalesë apo dhunë, apo gjobë, me të cilat Prishtina do të dekurajonte serbët në Kosovë, dhe t’i pengojë të votojnë për Listën Serbe më 6 tetor”, shtohet në kumtesë.
Ndihmës drejtori i kësaj zyre Petar Petkoviq është ndaluar të mërkurën në kufi në Jarinjë dhe nuk i është lejuar hyrja në Kosovë./Insajderi.com.