Insajderi
Biznes

Zyrtar/e i/e lartë i/e për asete – 1 (një) pozitë

Insajderi
01 September 2023 - 15:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zyrtar/e i/e lartë i/e për asete – 1 (një) pozitë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të punës

Titulli i vendit të punës: Zyrtar/e i/e lartë i/e për asete – 1 (një) pozitë

I raporton: Udhëheqësit/es të/së Divizionit për Kontabilitet

Niveli i pagës: 5

Orët e Punës:  40 orë në javë

Kohëzgjatja e Kontratës: E pacaktuar (3 muaj punë provuese)

Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Kontribuon në hartimin dhe zhvillimin e Sistemit të Menaxhimit të Aseteve;
  2. Krijon tiketë unike me logo të NPB-së dhe përditëson tiketat evidentuese me numër serik dhe emrin e asetit;
  3. Sigurohet që të gjitha asetet të jenë të siguruara dhe dëmet në asete të regjistrohen në kohë;
  4. Monitoron dhe rishikon të gjitha asetet fizike në regjistrin e menaxhimit të aseteve fizike;
  5. Monitoron dhe rishikon alokimin e aseteve në përputhje me politikën dhe procedurat përkatëse;
  6. Menaxhon përcaktimin e alokimit të aseteve sipas procedurave;
  7. Menaxhon marrjen e informacionit të aseteve për vendin e mbajtjes;
  8. Përpilon raporte për gjendjen e aseteve;
  9. Menaxhon procesin e asgjësimit, përfshirë vulosjen e duhur të dokumenteve dhe fotografimin;
  10. Ndjek procedurën e menaxhimit të aseteve për të gjitha pasuritë e dorëzuara sipas politikës dhe procedurës – regjistrat e pasurive të përditësuara gjatë gjithë kohës;
  11. Menaxhon përmirësimin e kontrolleve operacionale siç raportohet nga Auditimi i Brendshëm;
  12. Organizon dhe monitoron regjistrin e pasurive;
  13. Këshillon stafin për menaxhimin e duhur të aseteve;
  14. Ndjek procedurën e menaxhimit të aseteve për të gjitha asetet që u dërgohen furnitorëve për riparime;
  15. Zbaton rregulloret financiare dhe procedurat e Ndërmarrjes lidhur me asetet fikse, zhvlerësimin dhe ri-vlerësimin e tyre;
  16. Kryen edhe detyra tjera që lidhen me pozitën e të cilat i caktohen nga Udhëheqësi.

Kualifikimet:

• Diplomë universitare në fushën e ekonomisë ose relevante;

• 2 vite përvojë pune, preferohet në menaxhimin e aseteve;

• Njohuri në politikat dhe procedurat e sektorit publik.

Aftësitë:

• Vetiniciativë dhe punë e pavarur;

• Menaxhimi i konfliktit;

• Shkathtësi kompjuterike në Microsoft Office.

Procedura e Konkurrimit

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes

Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën:

www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.

Dokumentet që duhet të bashkangjiten:

  • Aplikacioni i NPB-së;
  • Dëshmin e Diplomës Universitare , në fushën e ekonomisë ose relevante;
  • Dëshmitë për përvojën e punës 2 vite, preferohet në menaxhimin e aseteve;
  • Të ketë njohuri në politikat dhe procedurat e sektorit publik.
  • Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
  • Kopjen e letërnjoftimit;

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy  (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë ҫertifikatën mjekësore që është në gjendje të mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para nënshkrimit të kontratës.

APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

Shpallja është e hapur që nga data  01.09.2023 deri më  15.09.2023.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark