Në bazë të dispozitave të Nenit 8 të Ligjit të Punës, si dhe Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017, Neni 4, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A në Prishtinë, shpall: K O N K U…
Në bazë të dispozitave të Nenit 8 të Ligjit të Punës, si dhe Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017, Neni 4, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A në Prishtinë, shpall:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendit të punës
Titulli i vendit të punës: Zyrtar/e i/e lartë i/e për Koordinim të Donacioneve – 1 (një) pozitë
I raporton: Menaxherit të Departamentit për Zhvillim dhe Planifikim Strategjik
Niveli i pagës: 5
Orët e Punës: 40 orë në javë
Kohëzgjatja e Kontratës: E pacaktuar (3 muaj punë provuese)
Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)
Titulli i vendit të punës: Zyrtar/e i/e Lartë për Koordinim të Donacioneve
I raporton: Menaxherit të Departamentit për Zhvillim dhe Planifikim Strategjik
Niveli i Pagës: 5
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me Mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
- Analizon politikat, dokumentet strategjike, planet zhvillimore, planin e institucionit dhe listën e projekteve me qëllim të koordinimit të donacioneve;
- Koordinon planifikimin dhe programimin e asistencës së donatorëve;
- Monitoron zbatimin e donacioneve dhe përgatit raport për institucionin dhe donatoret si dhe siguron takime në mes të donatorëve dhe përfaqësuesve të institucionit;
- Bën bashkërendimin e asistencës së donatorëve dhe prioritizimin e fushave në të cilat Ndërmarrja ka nevojë për përkrahje, si dhe përkrah këtë proces me aktivitetet planifikuese të buxhetit;
- Bashkëpunon dhe i ofron mbështetje Koordinatorit/es të Projekteve dhe strukturave të tjera brenda NPB-së, në formulimin e metodave për zbatimin e secilit donacion veç e veç, në procedurat e përgatitjes dhe menaxhimin e projekteve;
- Zhvillon dhe mirëmban një sistem për raportim sistematik për asistencën e donatorëve në projekte të ndryshme të institucionit duke siguruar që raportimi të bëhet në kohën e duhur;
- Përgjegjës për përgatitjen e aplikacioneve dhe përcjelljen e afateve për aplikim për të gjitha fondet e projekteve;
- Bashkëpunon ngushtë me Departamentin e Financave dhe Thesarit për çështje buxhetore të bashkëfinancimit të projekteve;
- Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare;
- Së paku 2 vite përvojë pune;
- Kurset dhe trajnimet tjetra gjate karrierës profesionale.
Aftësitë:
- Aftësi të larta analitike dhe organizative;
- Aftësi për t’iu përshtatur prioriteteve, kërkesave, afateve kohore;
- Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi;
- Preferohet njohja e gjuhës angleze;
- Shkathtësi kompjuterike në Microsoft Office ;
- Njohje e sektorit publik lokal/qendror.
Procedura e Konkurrimit
Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes
Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën:
www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.
Dokumentet që duhet të bashkangjiten:
- Aplikacioni i NPB-së;
- Dëshmin e Diplomës Universitare ;
- Dëshmitë për përvojën e punës së paku 2 vite;
- Kurse dhe trajnime të tjera gjatë karrierës profesionale;
- Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
- Kopjen e letërnjoftimit;
Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë ҫertifikatën mjekësore që është në gjendje të mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para nënshkrimit të kontratës.
APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.
Shpallja është e hapur që nga data 05.10.2023 deri më 19.10.2023.