Insajderi
Biznes

Zyrtar/e për Trajnime dhe Kualifikime – 1 (një) pozitë

Insajderi
01 September 2023 - 15:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zyrtar/e për Trajnime dhe Kualifikime – 1 (një) pozitë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të punës

Titulli i vendit të punës: Zyrtar/e për Trajnime dhe Kualifikime – 1 (një) pozitë

I raporton: Udhëheqësit/es të/së Divizionit të Burimeve Njerëzore

Niveli i pagës: 6

Orët e Punës:  40 orë në javë

Kohëzgjatja e Kontratës: E pacaktuar (3 muaj punë provuese)

Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)

Detyrat dhe përgjegjësitë

  1. Bën organizimin dhe koordinimin e të gjitha aktiviteteve që kanë të bëjnë me trajnimin dhe kualifikimet e stafit të NPB-së;
  2. Bën vlerësimin e punëtorëve bazuar në detyrat dhe kualifikimet aktuale;
  3. Bashkëpunon me Burimet Njerëzore;
  4. Mban kontakt me IKAP dhe operatorët e tjerë ekonomik të cilët ofrojnë trajnime për kualifikime specifike;
  5. Organizon dhe mbikëqyrë trajnimet për stafin e NPB-së, brenda dhe jashtë objektit të NPB-së;
  6. Bën vlerësimin e ofertave për trajnime;
  7. Përgatit raporte për udhëheqësin e divizionit, menaxherin e departamentit dhe sipas nevojës për KE-në;
  8. Sipas nevojës me kërkesë të menaxhmentit mund të kryejë edhe punë të tjera të cilat lidhen me pozitën.

Kualifikimet:

• Diplomë universitare;

• Përvojë pune 1 vit;

• Preferohen certifikata të fituara në lëmin përkatëse;

• Preferohen kurse dhe trajnime tjera gjatë karrierës profesionale.

Aftësitë:

• Aftësi të mira komunikuese në të folur dhe të shkruar si dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve sipas prioriteteve;

• Njohuri për arkivim dhe ruajtjen e dokumentacionit;

• Të jetë në gjendje të punoj nën presion;

• Të ketë etikë në punë dhe integritet;

• Preferohet njohuri bazë e gjuhës angleze dhe gjuhës serbe.

Procedura e Konkurrimit

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes

Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën:

www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.

Dokumentet që duhet të bashkangjiten:

  • Aplikacioni i NPB-së;
  • Dëshmin e Diplomës Universitare ;
  • Dëshmitë për përvojën e punës 1 vjeçare ;
  • Preferohet çertifikata të fituara në lëmin përkatëse;
  • Preferohen kurse dhe trajnime tjera gjatë karrierës profesionale;
  • Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
  • Kopjen e letërnjoftimit;

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy  (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë ҫertifikatën mjekësore që është në gjendje të mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para nënshkrimit të kontratës.

APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

Shpallja është e hapur që nga data  01.09.2023 deri më  15.09.2023.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark