Trajneri shqiptar i larguar nga Anderlechti pak ditë më parë, Besnik Hasi, është bërë edhe zyrtarisht trajner i Legias së Varshavës.
Trajneri gjakovar në këto momente është në konferencën për shtyp, gjatë prezantimit tek kampioni i shumëfisht i Polonisë.
Detajet e marrëveshjes mes palëve nuk janë publikuar ende por pritet të bëhen të ditura pas konferencës mes drejtuesve të klubit dhe trajnerit nga Gjakova.
Ishin pikërisht tifozët e kësaj skuadre që vetëm dy vite më parë shpalosën një banderolë ku shkruhej: Kosova është Serbi”. Ata kanë lidhje të ngushta me tifozët e skuadrës nga Beogradi, Partizan.
Për Hasin e interesuar ishte edhe skuadra e kategorisë së dytë angleze, Nottingham Forest dhe dy skuadrat turke Galatasaray e Trabzonspor.
Hasi ishte përfolur në media edhe si zëvendësuesi i Gianni De Biasit tek kombëtarja shqiptare. /Insajderi.com