×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Mbrojtësi italian i Interit e mbyll aventurën me klubin: Eksperienca ime zikaltër ishte një udhëtim dashurie

    Insajderi
    29 June 2023 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Danilo D’Ambrosio mbyll përfundimisht eksperiencën e tij me Interin, pas 9 sezonesh ku luajti plot 285 ndeshje dhe shënoi më shumë se 20 gola, duke fituar edhe trofe të rëndësishëm.

    Drejtuesit zikaltër vendosën të mos i rinovojnë kontratën 34-vjeçarit, që në mesazhin e tij jep sinjale se do të vijojë karrierën sërish, ndonëse jo te skuadra e tij e zemrës, Interi.

    “Do të doja ta mbyllja karrierën këtu, në skuadrën me të cilën bëj tifo, por nuk ishte e mundur. Interi është një familje për mua. Eksperienca ime zikaltër ishte një udhëtim dashurie, pasioni, dedikimi, pune, përuljeje. Të gjitha për të mirën e Interit. Milano jemi vetëm ne dhe kur një ditë në stadium të dërgojë fëmijët e mi, do t’ua tregojë këtë”, shkroi ndër të tjera D’Ambrosio.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark